Ndërlidhjet

Pacolli thotë se Burundi e ka njohur Kosovën


Zëvendëskryeministri i Kosovës Behxhet Pacolli
Zëvendëskryeministri i Kosovës Behxhet Pacolli
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behxhet Pacolli, nëpërmjet zëdhënësit të tij ka njoftuar se Republika e Burundit e ka njohur Republikën e Kosovës, si shtet sovran dhe të pavarur.

Në faksimilin e letrës nga ministri i marrëdhënieve të jashtme dhe ndërkombëtare, Laurent Kavakure, dërguar zotit Pacolli, thuhet se ky vend më 17 të këtij muaji, ka vendosur ta njohë Kosovën .

Ja përmbajtja e letrës: “Kam nderin, në emër të Qeverisë së Burundit, për t’ju informuar se Republika e Burundit, ka vendosur këtë të martë, më 17 tetor 2012, ta njohë Republikën e Kosovës si vend sovran dhe të pavarur. Qeveria e Burundit shpreson në forcimin e marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve tona. Kësaj letre i është bashkangjitur akti i kësaj njohjeje”.

Republika e Burundit është shtet në Afrikën Qendrore, me më se 8 milionë banorë, ndërsa kryeqytet i saj është Bujumbura.
XS
SM
MD
LG