Ndërlidhjet

Qyteti i Nju Jorkut përgatitet për stuhinë


Pamje nga uragani i mëparshëm Isaac në Nju Orleans të Shteteve të Bashkuara

Pamje nga uragani i mëparshëm Isaac në Nju Orleans të Shteteve të Bashkuara

Guvernatori i shtetit, Andrew Cuomo, ka thënë se Qyteti i Nju Jorkut, do t’i pezulloj sot të gjitha shërbimet e trenit, të metrosë dhe të autobusëve, para ardhjes së pritur të uraganit Sandy.

Qyteti i Nju Jorkut do ta ndalë qarkullimin e shërbimeve të përmendura në orën 19:00 sipas kohës lokale (24:00 sipas kohës së Evropës së Mesme).

Pritet që uragani Sandy, të martën të përplaset në bregdet afër shtetit Delavare, ku ai do të ndeshet me dy sisteme të kohës dimërore, derisa lëvizë kah brendia e tokës.

Zyrtarët u kanë tërhequr vërejtjen banorëve që të jenë të përgatitur për disa ditë pa rrymë.

Gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në Nju Jork, Nju Xherzi, Konektikat, Pensilvania, Merilend, Virxhinia dhe Uashington, D.C.

Nga stuhia Sandy tashmë kanë humbur jetën më se 40 vetë në Karaibe.

Presidenti amerikan, Barack Obama, dhe kandidati republikan, Mitt Romney, i kanë anuluar fushatat e tyre dhe kanë bërë plane të reja për zgjedhjet e 6 nëntorit.
XS
SM
MD
LG