Ndërlidhjet

logo-print
Ministria e Brendshme e Spanjës tha se policia franceze ka arrestuar drejtuesen e krahut ushtarak të grupit separatist bask ETA, në qytetin lindor të Francës, Macon.

Izaskun Lesaka, 38 vjeçe, që thuhet se është nga tri figurat kryesore të grupit, u arrestua në një hotel 70 kilometra larg Lionit.

Në deklaratën e Ministrisë thuhet se edhe një anëtar tjetër, Joseba Iturbide Ochoteco, është arrestuar gjithashtu.

Që të dy, sipas deklaratës, kanë qenë të armatosur.

ETA ka thënë në muajin tetor se ka hequr dorë nga lufta e armatosur për pavarësinë, në të cilën janë vrarë 800 njerëz, por, asnjëherë nuk i ka dorëzuar armët, derisa arrestimet e anëtarëve të saj dhe zbulimet e depove me municion vazhdojnë.
XS
SM
MD
LG