Ndërlidhjet

Kriza siriane, Brahimi udhëton në Moskë


Lakhdar Brahimi
Lakhdar Brahimi
I dërguari ndërkombëtar në Siri, Lakhdar Brahimi zhvillon të hënën bisedime me ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov në Moskë.

Bisedimet vijnë në ditën e fundit të një armëpushimi katër-ditor në Siri, i cili është përcjellë me shkelje të shumta, edhe nga forcat e qeverisë edhe nga kryengritësit.

Brahimi ndërmjetësoi armëpushimin me shpresën e ndërtimit të besimit mes dy palëve për t'i dhënë fund krizës 19-muajshe, e cila ka marrë dhjetëra mijëra jetë njerëzish.

Megjithatë, dhuna ka vazhduar.

Aktivistët thanë se të paktën 110 vetë janë vrarë të dielën, një shifër e ngjashme me viktimat e një dite më parë.

Në kuadër të kësaj shifre hyjnë edhe 16 persona që vdiqën nga sulmet ajrore në fshatin al-Barra, në rajonin malor verior të Sirisë.

Avionët luftarakë sirianë gjithashtu goditën tri rajone perfierike të Damaskut, në përpjekje për të dëbuar forcat kryengritëse.
XS
SM
MD
LG