Ndërlidhjet

Dragon kthehet në Tokë


Kapsula Dragon afër Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës, foto nga arkivi

Kapsula Dragon afër Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës, foto nga arkivi

Anija kozmike private amerikane është ulur sërush në tokë, pas furnizimeve që ka dërguar në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.

Anija pa pilot “Dragon” ka rënë në mënyrë të sigurt në Oqeanin Paqësor, disa qindra kilometra në perëndim të gadishullit Baja të Meksikës.

Dragon është në pronësi të kompanisë SpaceX me seli në Kaliforni.

Anija i solli në Tokë rreth 900 kilogramë eksperimente shkencore dhe pajisje të papërdorshme.

Vizita e saj ishte e para nga 12 të ngjashmet, të planifikuara të bëhen në stacionin ndërkombëtar nën një kontratë të nënshkruar me NASA-n, që kap vlerën prej 1.6 miliardë dollarësh.

Që kur NASA hoqi nga përdorimi anijet e saj kozmike në vitin 2011, Shtetet e Bashkuara është dashur të varen nga Rusia për t’i dërguar astronautët e saj dhe ngarkesave në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.
XS
SM
MD
LG