Ndërlidhjet

Irani nis stërvitjet ushtarake pranë Irakut


Pjesëtarë të ushtrisë iraniane.

Irani nis sot stërvitjet ushtarake përgjatë kufirit me Irakun.

Komandanti i ushtrisë, gjenerali Saeed Arabloo, ka thënë se stërvitjet treditore do të përfshijnë forcat ajrore dhe tokësore.

Ai ka thënë se qëllimi i tyre është të përmirësojnë aftësitë e forcave iraniane.

Irani dhe Iraku kanë luftuar për tetë vjet në vitet 1980 dhe rreth 1 milion njerëz kanë humbur jetën nga të dyja palët.

Stërvitjet ushtarake ndodhin në kohën kur Republika Islamike po përballet me kritika të mëdha ndërkombëtare për shkak të programit të saj bërthamor.

Perëndimi druan se Irani synon krijimin e armës atomike.
XS
SM
MD
LG