Ndërlidhjet

logo-print

Partitë opozitare do të formojnë koalicionin në Lituani


Vilnius

Vilnius

Tri partitë majtiste dhe populiste të Lituanisë kanë rënë dakord që të formojnë një qeveri koalicioni, pasi, në zgjedhjet e së dielës, kanë mundur partinë konservatore të kryeministrit Andrius Kubilius.

Partia Social-Demokrate, e cila ka fituar shumicën e votave, ka thënë se do të formojë koalicionin qeveritar me Partinë Laburiste dhe Lëvizjen për Rend dhe Drejtësi.

Te tria partitë së bashku do të kenë 79 ulëse nga parlamenti 141-vendesh.

Lideri i Partisë Social-Demokrate, Algirdas Butkevicius, pritet të emërohet kryeministër.

Lituania ka kaluar një nga recesionet më të këqija në Evropë në vitin 2009.

Social-demokratët kanë premtuar se do t’iu japin fund reformave shtrënguese.
XS
SM
MD
LG