Ndërlidhjet

Daçiq nuk pret “takim të vështirë” me Clintonin e Ashtonin


Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq.
Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq.
Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se vizita në Beograd e sekretares amerikane të shtetit, Hillary Clinton, dhe e shefes për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, shënon një hap para të Serbisë drejt integrimit evropian.

Ai u ka thënë gazetarëve se nuk pret takim të vështirë “me kushte dhe ultimatume të reja”.

“Përkundrazi. Mendoj se bisedimet që tani kemi me partnerë të Perëndimit janë ndryshe. Ato kanë për qëllim që së bashku të gjejmë modele për zgjidhjen paqësore të problemeve”, ka thënë Daçiq.

Clinton dhe Ashton do të qëndrojnë në Beograd të martën më 30 tetor.

Diplomatët perëndimorë i kanë bërë vazhdimisht thirrje Serbisë që të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën si kusht për të avancuar drejt BE-së.

Clinton dhe Ashton do të qëndrojnë në Prishtinë të mërkurën.
XS
SM
MD
LG