Ndërlidhjet

Gjeorgjia liron para kohe 300 të burgosur


Protestat që ka shkaktuar skandali në burgje në Tbilisi.
Protestat që ka shkaktuar skandali në burgje në Tbilisi.
Ministri i ri i Burgjeve në Gjeorgji ka bërë të ditur se rreth 300 të burgosur do të lirohen para kohe në të ardhmen e afërt.

Ministri Sozar Subari u ka thënë gazetarëve se të burgosurit që janë dënuar për krime të vogla dhe kanë shërbyer dy të tretat e burgimit, do të gëzojnë lirinë.

Ky vendim vjen disa ditë pasi Qeveria e re e Gjeorgjisë ka nisur zyrtarisht punën.

Qeveria udhëhiqet nga kryeministri Bidzina Ivanishvili. Koalicioni i tij “Ëndrra Gjeorgjiane” ka fituar zgjedhjet parlamentare më 1 tetor.

Vetëm pak ditë para zgjedhjeve, disa kanale televizive të opozitës kanë transmetuar një video, që tregonte rojet e një burgu në Tbilisi duke torturuar disa të burgosur.

Videoja ka shkaktuar zemërim publik dhe protesta masive në Gjeorgji.
XS
SM
MD
LG