Ndërlidhjet

Pelegrinët myslimanë përfunduan Haxhin


Mekë

Mekë

Myslimanët në qytetin saudit të Mekës kanë përfunduar sot ritualet e tyre të Haxhit.

Pelegrinët kanë hedhur gurë në tre shtylla që përfaqësojnë djallin, para se të kryenin progresionin përfundimtar rreth Qabes.

Guvernatori i Mekës, princi Khaled al-Faisal, e ka cilësuar ngjarjen pesëditore si “haxhin më të suksesshëm në të gjitha kohërat”.

Asnjë kërcënim i sigurisë apo shëndetësor nuk është raportuar gjatë pelegrinazhit, që është ndjekur nga më shumë se tre milionë pelegrinë.

Haxhi është një nga pesë shtyllat e Islamit, i cili duhet të kryhet të paktën një herë në jetë nga të gjithë myslimanët, të cilët janë fizikisht dhe financiarisht në gjendje për të bërë një gjë të tillë.

Haxhi mbahet një herë në vit, gjatë Festës së Kurban Bajramit, dhe konsiderohet si tubimi më i madh në botë.
XS
SM
MD
LG