Ndërlidhjet

Azerbajxhan: Në kufi me Iranin, plagoset dhe arrestohet një iranian


Ilustrim

Ilustrim

Shërbimi i Rojes Kufitare të Azerbajxhanit thotë se një person me kombësi iraniane është lënduar dhe arrestuar, pas një shkëmbimi zjarresh ndërmjet rojes kufitare të Azerbajxhanit dhe një grupi të individëve të armatosur.

Zyrtarët thonë se grupi kishte tentuar që ilegalisht ta kalonte kufirin me Iranin, por nuk dhanë hollësi të kohës kur ka ndodhur incidenti.

Iraniani i plagosur, Ali Gurbanvend, 23 vjeçar, iu nënshtrua një operacioni në një kilinikë në Azerbajxhan dhe gjendja e tij shëndetësore është e kënaqshme.

Roja kufitare e Azerbajxhanit i ka dërguar një vërejtje pikëkalimit kufitar iranian në Aslanduz, duke kërkuar hetim të këtij incidenti.
XS
SM
MD
LG