Ndërlidhjet

logo-print

Presidentja lituaneze bllokon koalicionin e krahut të majtë


Dalia Grybauskaite

Dalia Grybauskaite

Presidentja e Lituanisë i ka prishur planet e tri partive të krahut të majtë për ta formuar një koalicion qeveritar.

Presidentja Dalia Grybauskaite tha sot se Partia e Punës nuk duhet të marrë pjesë në një koalicion sepse është duke u hetuar për mito dhe për blerje të votave nga të burgosurit.

Partia e Punës u radhit e treta në zgjedhjet parlamentare të së dielës.

Vendimi i presidentes krijon pasiguri nëse Social Demokratët, të cilët dolën të parët në zgjedhje, do të jenë në gjendje që të krijojnë një koalcion, pas udhëheqjes së vendit për katër vjet radhazi.

Më herët gjatë ditës ata njoftuan se do t’i bashkojnë forcat me Partinë e Punës dhe Lëvizjen për Rend dhe Drejtësi, për të krijuar një shumicë parlamentare.
XS
SM
MD
LG