Ndërlidhjet

Kritikohen zgjedhjet në Ukrainë


Pamje nga një qendër e numërimit të votave në Kiev
Pamje nga një qendër e numërimit të votave në Kiev
Vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve në Ukrainë kanë dhënë vlerësime të ashpra negative lidhur me votimet e djeshme parlamentare në këtë vend.

Duke folur sot gjatë një konference për shtyp në Kiev, Walburga Habsburg Douglas, kryesuesja e misionit vëzhgues afatshkurtë të OSBE-së, tha se votimet e kanë përmbysur progresin demokratik të Ukrainës.

Ajo i fajësoi politikanët në pushtet për përdorim të burimeve dhe mjeteve administrative për të ndikuar në rezultatet e votimeve.

Ajo gjithashtu shtoi se fushata është shënuar me mbulim të një anshëm të mediave dhe është karakterizuar me mungesë të transparencës financiare.

Me më shumë se 60 % të votave të numëruara, partia në pushtet e presidentit Viktor Yanukovych është duke kryesuar me 34 % të votave.

Partia Atdheu e lideres së burgosur të opozitës, Julia Tymoshenko është radhitur e dyta, me mbi 22 % të votave. Ndërsa Partia Komuniste ka arritur të pozicionohet në vendin e tretë, me rreth 15 % të votave të qytetarëve të Ukrainës.
XS
SM
MD
LG