Ndërlidhjet

Ish-presidentja e Filipineve thotë se është e pafajshme


Gloria Arroyo
Gloria Arroyo
Ish-presidentja e Filipineve, Gloria Arroyo ka refuzuar që ta bëjë lutje për shfajësim, bazuar në akuzat për korrupsion, që mund të çojnë në dënimin e saj me burgim të përjetshëm.

Arroyo akuzohet për keqpërdorim të miliona dollarëve nga fondet e llotarisë shtetërore.

Ajo i ka mohuar akuzat dhe ka apeluar në Gjykatën Supreme që rasti i saj të hedhet poshtë.

Gjatë një seance dëgjimore të mbajtur sot në Manila, gjykatësi e dha deklaratën në emër të Arroya-s, e cila thotë se “është e pafajshme”.

Arroyo, 65 vjeçare, ishte në pushtet në Filipine nga viti 2001 deri në vitin 2006. Ajo gjithashtu akuzohet edhe për mashtrim gjatë zgjedhjeve dhe përballet edhe me akuzat për rolin e saj në keqpërdorimin e fondeve publike.

Ajo vuan nga një sëmundje kurrizore dhe para gjykatës u paraqit në një karrocë. Momentalisht Arroyo ndodhet në paraburgim në një spital ushtarak.
XS
SM
MD
LG