Ndërlidhjet

SHBA: Po afrohet uragani Sandy


New York (29 tetor 2012)

New York (29 tetor 2012)

Uragani Sandy është duke iu afruar Bregut Lindor të SHBA-ve, me erëra të shpejta rreth 140 km në orë, që kërcënojnë përmbytje masive dhe kanë shkaktuar evakuimin e qindra mijëra njerëzve.

Uragani i kategotisë një, me erëra të fuqishme, pritet të godasë bregun të hënën në mbrëmje, ose të martën herët, dhe gjasat më të mëdha i ka New Jersey.

Ai pritet të kombinohet me një stuhi dimri, që vjen nga drejtimi i perëndimit, derisa ajri i ftohtë buron nga Arktiku.

Deri në 60 milionë njerëz mund të preken nga stuhia dhe tashmë është shpallur gjendje e jashtëzakonshme në Karolinën e Veriut dhe në Konetikat.

Mijëra fluturime vendore dhe ndërkombëtare për në SHBA-në Lindore dhe jashtë saj, janë anuluar.

Edhe transporti publik në New York dhe Washington është anuluar.

Sandy po udhëton nga Karaibet, ku ka lënë të vdekur të paktën 66 njerëz, përfshirë 51 në Haiti, shumica nga ta si pasojë e vërshimeve dhe rrëshqitjes së dheut.
XS
SM
MD
LG