Ndërlidhjet

Në Mauricius vriten me qindra majmunë


Ilustrim

Ilustrim

Një grup për të drejtat e kafshëve ka publikuar fotografi dhe video të qindra majmunëve që, sipas grupit, janë vrarë nga një fermë për mbarështim në Mauricius.

Grupi për të drejtat e kafshëve, BUAV tha se majmunët po shumëzohen për t’iu shitur laboratorëve në SHBA dhe në Evropë. Sipas këtij grupi, majmunët janë vrarë sepse janë rritur shumë për t’u shitur.

BUAV thotë se vrasja e tyre ndodhi në një laborator të quajtur Noveprim, i cili nuk ka shprehur gatishmëri për të komentuar për media, njofton agjencia e lajmeve AFP.

Përfaqësuesja e grupit, Sarah Kite i ka quajtur vrasjet mizore dhe këtë akt e ka cilësuar si një masakër të pakuptimtë. Sipas saj, majmunët është dashur të lirohen, e jo të vriten.

Sipas këtij grupi, Mauricias eksporton më shumë se 10 mijë majmunë çdo vit për laboratorë të ndryshëm.
XS
SM
MD
LG