Ndërlidhjet

Çekia arreston një ruse, dyshohet se ka përvetësuar 5 miliard dollarë


Ilustrim

Ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme e Rusisë tha sot se autoritetet çeke kanë arrestuar një qytetare ruse, nën supozimet për rolin e saj në përvetësimin e 5 miliard dollarëve nga banka BTA në Kazakistan.

Sipas zyrtarëve të Ministrisë së Brendshme Ruse, Tatyana Paraskevich ishte menaxhere e bankës, përgjegjëse për transaksionet bankare.

Hetuesit rusë pritet të udhëtojnë për në Republikën Çeke, për ta marrë në pyetje Tatyana Paraskevichin.
XS
SM
MD
LG