Ndërlidhjet

Rusia dhe Serbia nënshkruajnë marrëveshjen për gazin


Ilustrim
Ilustrim
Gjiganti shtetëror rus i gazit, Gazprom dhe Serbia kanë nënshkruar sot një marrëveshje përfundimtare të investimeve, për Tubacionin Jugor të Gazit.

Gazprom e bëri të ditur nënshkrimin e marrëveshjes me partnerin serb, Srbijagas, përmes një njoftimi në faqen zyrtare të kompanisë ruse.

Drejtori i Përgjithshëm i Srbijagasit, Dusan Bajatovic tha se marrëveshja i hapë rrugë ndërtimit të tubacionit të gazit në territorin serb.

Ai tha se Serbia do të duhej të fitonte rreth 200 milionë euro çdo vit nga ky projekt.

Tubacioni Jugor ka për qëllim që të sjellë rreth 63 miliardë metër kub të gazit rus në Evropë, përmes Detit të Zi.
XS
SM
MD
LG