Ndërlidhjet

Bisedë e rrallë telefonike ndërmjet Rahmon dhe Karimov


Emomali Rahmon

Emomali Rahmon

Zyra për Media e Presidencës së Taxhikistanit thotë se presidenti Emomali Rahmon i ka telefonuar sot homologut të tij nga Uzbekistani, Islam Karimov, me rastin e shënimit të 20 vjetorit të lidhjeve diplomatike ndërmjet të dyja vendeve.

Njoftohet se liderët kanë uruar njëri tjetrin përmes telefonit, duke shpalosur shpresat për “ngritjen e marrëdhënieve bilaterale në nivel edhe më të lartë”.

Kjo telefonatë konsiderohet e rëndësishme, pasi që të dy presidentët pothuajse nuk komunikojnë fare me njëri tjetrin.

Marrëdhëniet ndërmjet të dyja vendeve mbesin ende të tensionuara, për shkak të mosmarrëveshjeve lidhur me burimet e ujit dhe të energjisë, si dhe të rrugëve transite.
XS
SM
MD
LG