Ndërlidhjet

Lirohet francezi i implanteve me silikon industrial


Jean-Claude Mas
Jean-Claude Mas
Një francez, kompania e të cilit ka bërë gabime gjatë implantit të silikoneve të gjinjve në disa vende, është liruar nga burgu.

Jean-Claude Mas, i cili më herët u akuzua për vrasje dhe shpëlarje parash, njoftohet se është lëshuar sot nga një qendër paraburgimi në Pontet, në jug të Francës.

Ai mbetet nën mbikëqyrje gjyqësore, në pritje të një hetimi të mëtejmë.

Mas është duke u hetuar për dy raste që kanë të bëjnë me implantet, të cilat dyshohet se kanë qenë të mbushura me silikon industrial, në vend të silikonit të shkallës mjekësore.
XS
SM
MD
LG