Ndërlidhjet

logo-print
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, ka arritur në Sarajevë, ku është pritur nga ministri i Jashtëm i Bosnjë dhe Herecegovinës, Zllatko Llagumxhija.

Clinton do të shoqërohet edhe nga shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, dhe do të takojë anëtarët e presidencës trepalëshe të Bosnjës.

Dy zyrtaret, në orët e pasdites, do të vazhdojnë vizitën e tyre në Beograd, ku do të takojnë presidentin e Serbisë, Tomisllav Nikolliq, dhe kryeministrin Ivica Daçiq.

Clinton dhe Ashton do të arrijnë në Prishtinë sot në mbrëmje.

Ato pritet të inkurajojnë autoritetet serbe dhe kosovare që të bëjnë hapa para drejt pajtimit dhe reformave për integrim në Bashkimin Evropian.
XS
SM
MD
LG