Ndërlidhjet

logo-print

BE: Gjyqësori në Kosovë vuan nga ndërhyrjet politike

  • RFE /RL

BE

BE

Gjykata Evropiane e Auditorëve ka rishikuar ndihmën e Bashkimit Evropian në Kosovë, në fushën e sundimit të ligjit.

Në raportin që ka publikuar ky mekanizëm, thuhet se kjo ndihmë nuk ka qenë mjaft e efektshme.

Edhe pse BE-ja ka ndihmuar në ndërtimin e kapaciteteve, sidomos në fushën e doganave, policisë dhe gjyqësorit, ajo ka pasur vetëm sukses modest. Nivelet e krimit të organizuar dhe korrupsionit në Kosovë mbeten të larta”, thuhet në raport.

Sipas tij, “gjyqësori vazhdon të vuajë nga ndërhyrjet politike dhe mungesa e transparencës”.

Kapaciteti i kufizuar i Kosovës për të mbrojtur dëshmitarët kyçë dhe vështirësitë për zhvendosjen e dëshmitarëve jashtë vendit, janë mangësi të rëndësishme, thekson raporti, duke shtuar se në pjesën veriore të Kosovës nuk ka pasur pothuajse fare përparim në vendosjen e sundimit të ligjit.

Autoritetet e Kosovës trajtojnë priorite të pamjaftueshme për sundim të ligjit dhe mbështetja e BE-së duhet të jetë më efektive”, ka thënë Gijs de Vries, anëtar i Gjykatës Evropiane të Auditorëve, njëherësh përgjegjës për raportin.

Në krahasim me pjesën tjetër të Ballkanit Perëndimor, në rastin e Kosovës, nxitja e anëtarësimit potencial në BE rrezikohet nga mungesa e një qëndrimi të përbashkët të BE-së ndaj pavarësisë së saj, thekson pos tjerash raporti i Gjykatës Evropiane të Auditorëve. (v.t.)

Trego komentet

XS
SM
MD
LG