Ndërlidhjet

logo-print

Sandy: 14 viktima, alarm në një central bërthamor


Nju Jork

Nju Jork

Të paktën 14 njerëz në verilindje të Shteteve të Bashkuara dhe në Kanada kanë humbur jetën si pasojë e erërave të fuqishme dhe vërshimeve të mëdha që ka shkaktuar uragani Sandy.

Stuhia është zvogëluar në ciklon pasi ka goditur Atlantik Sitin, Nju Jorkun dhe Nju Xhërsin, mbrëmjen e së hënës.

Afro 6 milionë njerëz kanë mbetur pa energji elektrike.

Autoritetet në Nju Xhërsi kanë lëshuar alarm në një central bërthamor, duke thënë se rritja e nivelit të përmbytjeve mund të bëjë që centrali të shfrytëzojë furnizimet emergjente me ujë për të ftohur shufrat e uraniumit.

* Për më shumë informacione mbi pasojat e uraganit, klikoni këtu.
XS
SM
MD
LG