Ndërlidhjet

Lavrov kundër “politizimit të të drejtave të njeriut”


Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka thënë se vendi i tij kundërshton politizimin e të drejtave të njeriut.

Ai i ka bërë këto komente në Minsk të Bjellorusisë, në një takim të ministrive të jashtme.

Lavrov ka paralajmëruar shtetet që të mos imponojnë qasje të njëanshme ndaj të drejtave të njeriut.

Ministri i Jashtëm bjellorus, Uladzimer Makei, ka thënë se ata që kritikojnë të drejtat e njeriut në vendin e tij, “e bëjnë atë për shkak të agjendave të tyre politike”.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë vendosur sanksione ndaj Bjellorusisë për shkak të shtypjes që bën presidenti Alyksandr Lukashenka ndaj opozitës dhe shoqërisë civile.

Qeveria bjelloruse thotë se sanksionet shkelin Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe ligjin ndërkombëtar.
XS
SM
MD
LG