Ndërlidhjet

Banka UBS e Zvicrës shkurton afro 10,000 vende pune


UBS
UBS
Banka zvicerane UBS planifikon të shkurtojë afro 10,000 vende pune deri në vitin 2015, apo rreth 15 për qind të fuqisë së saj puëntore në mbarë botën.

Banka më e madhe e Zvicrës ka thënë se shkurtimet masive kanë për qëllim uljen e kostove.

UBS aktualisht ka rreth 64,000 punëtorë në 57 vende.

Banka ka humbur miliarda dollarë gjatë krizës financiare në vitin 2008 dhe duhej të ndihmohej nga autoritetet zvicerane.

Ajo ka thënë se ristrukturimet do të kursejnë rreth 5.8 miliardë dollarë gjatë tre vjetëve të ardhshëm.
XS
SM
MD
LG