Ndërlidhjet

Bahrejni ka ndaluar të gjitha protestat pas përleshjeve ndërmjet policisë dhe demonstruesve antiqeveritarë.

Ministri i Brendshëm, Sheikh Rashid Al Khalifah, ka thënë se qeveria do që të mbrojë lirinë e shprehjes, porse “privilegji është abuzuar në mënyrë të përsëritur” nga organizatorët e tubimeve.

Disa ditë në javën e kaluar, policia është përleshur me protestuesit në fshatrat jashtë kryeqytetit të Manamas.

Shumica shiite në mbretërinë sunite ka nisur valën e protestave qysh në shkurt të vitit 2011, në përpjekje për të fituar më shumë zë politik.

Dhjetëra njerëz janë vrarë dhe plagosur qysh atëherë.

Shiitët përbëjnë rreth 70 për qind të popullsisë së Bahrejnit, por thonë se përballen me diskriminim të vazhdueshëm.

Bahrejni është strehë e Flotës së Pestë të Marinës së Shteteve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG