Ndërlidhjet

Në Gjeorgj pritet lirimi i 38 të burgosurve


Ilustrim

Ilustrim


Ministria e Brendshme e Gjeorgjisë thotë se 38 të burgosur pritet të lirohen sot nga burgjet ku po i mbajnë dënimet.

Ministri i ri i burgjeve i Gjeorgjisë, Sozar Subari u tha gazetarëve se më shumë se 300 të burgosur, të cilët janë të dënuar për krime të vogëla dhe kanë kryer rreth 2/3 e dënimit të tyre, do të lirohen.

Subari tha sot se një komision special do të punojë për t’i dhënë fund shërbimeve të pezulluara të burgimit për rreth 4000 individë.

Vendimi vjen pak ditë pasi qeveria e re në Gjeorgji filloi punën.
XS
SM
MD
LG