Ndërlidhjet

Kazakistani prezanton “Kodin e ri Etik për Gazetarë”


Një poster për presidentin Nursultan Nazarbaev i Fondacionit për të Drejta të Njeriut
Një poster për presidentin Nursultan Nazarbaev i Fondacionit për të Drejta të Njeriut

Ministria e Kulturës dhe e Informacionit e Kazakistanit ka prezantuar një “Kod Etik për Gazetarë”.

Ky Kod u bë i ditur në Astana në një mbledhje të përbashkët të Sindikatës Kazake të Gazetarëve dhe Klubit të Redaktorëve.

Kodi u përshkrua si një instrument i vetëdisiplinës së gazetarëve, një standard etik dhe moral për gazetarët, i cili pritet që ta fitojë besimin dhe respektin e shoqërisë kazake.

Gjithashtu u bë e ditur se shkelja e këtij kodi nuk do të çojë në ndonjë lloj të ndjekjes penale.

Por gazetarët e pavarur dhe mbrojtësit e të drejtave në Kazakistan e kanë dënuar prezentimin e këtij kodi, duke e quajtur një mjet të ri për t’i kontrolluar mediat dhe për t’i censuruar gazetarët.

Ministria e paraqiti këtë kod në përputhje me rekomandimet e presidentit Nursultan Nazarbaev.
XS
SM
MD
LG