Ndërlidhjet

Kryeministri i Libisë propozon kabinetin e ri


Ilustrim
Ilustrim
Kryeministri i ri i Libisë, Ali Zidan, e ka propozuar sot Kabinetin e ri, i cili, sipas tij, paraqet gjerësinë e spektrit politik të vendit dhe përfshinë anëtarë të partive kryesore liberale dhe islamike në vend.

Zidan i tha Kongresit të Përgjithshëm Kombëtar në seancën e mëngjesit se ai ka provuar që të vendosë një balanc gjeografik ndërmjet rajoneve dhe qyteteve të ndryshme.

Kabineti i propozuar përballet me një votëbesim më vonë gjatë ditës, njofton agjencia e lajmeve AP.

Zidan, i cili dikur ishte një avokat i të drejtave të njeriut, pranoi këtë post më 14 tetor. Ai është kryeministri i dytë që zgjedhet nga 200 pjesëtarët e parlamentit.

Ligjvënësit shkarkuan paraardhësin e tij, Mustafa Abushaqur, pasi që, sipas tyre, ai kishte emëruar individë të panjohur në pozitat kyçe të Kabinetit Qeveritar, dhe se ky Kabinet, nuk paraqiste diversitet.
XS
SM
MD
LG