Ndërlidhjet

Afganistan: Zgjedhjet e ardhshme presidenciale në prill 2014


Presidenti i Afganistanit - Hamid Karzai
Presidenti i Afganistanit - Hamid Karzai
Një zyrtar afgan i ka treguar Radios Evropa e Lirë, në kushte anonimiteti, se zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Afganistan do të mbahen me 5 prill të vitit 2014.

Sipas këtij zyrtari, shpallja zyrtare e datës së zgjedhjeve do të bëhet e ditur gjatë ditës së nesërme.

Zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Afganistan shihen si vendimtare për stabilitetin e vendit, pas tërheqjes së trupave të NATO-s në fund të vitit 2014.

Presidenti Hamid Karzai, i cili është duke e mbajtur mandatin e tij të dytë, bazuar në kushtetutën e vendit, nuk mund të kandidojë sërish.

Ai ka qenë në presion që një kohë të gjatë nga grupet opozitare në vend që ta caktojë datën e zgjedhjeve të ardhshme presidenciale.
XS
SM
MD
LG