Ndërlidhjet

logo-print

Davutoglu thotë se regjimi sirian duhet të negociojë me palët


Ahmet Davutoglu

Ahmet Davutoglu

Pas një takimi të mbajtur në Ankara me Ministrin e Punëve të Jashtme të Kosta Rikës, Enrique Castillo, ministri i jashtëm turk, Ahmet Davutoglu ka folur për situatën në Siri.

“Ne jemi shumë të mërzitur nga dështimi i armëpushimit, pavarësisht përpjekjeve të mëdha dhe mesazheve inkurajuese nga të gjitha palët. Ne shpresonim se vëllezërit sirianë do ta kenë mundësinë që të marrin frymë lirshëm, por fatkeqësisht sulmet vazhduan”, ka thënë Davutoglu.

Ai më tutje ka shtuar se regjimi sirian duhet të tregojë vullnet për të krijuar paqe për të gjithë qytetarët e vendit.

“Nëse nuk tregohet vullneti për të bërë paqe, është e pamundur për ta që të arrijnë rezultate në negociatat me palët e tjera. Ata duhet ta dëshmojnë këtë vullnet”, ka thënë Davutoglu.
XS
SM
MD
LG