Ndërlidhjet

Putin shkarkon pesë gjeneralë të policisë


Vladimir Putin

Vladimir Putin

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka shkarkuar pesë gjeneralë të policisë. Katër prej tyre janë zyrtarë të lartë në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Rusisë dhe drejtues të departamenteve të rëndësishme të kësaj ministrie.

Një prej të shkarkuarve është shef i departamentit policor rajonal të Ivanovo Oblast, një rajon në perëndim të Rusisë.

Njoftimi për shkarkimin e zyrtarëve u bë i ditur në faqen zyrtare të internetit të Kremlinit. Në njoftim, nuk tregohen arsyet e këtij vendimi.
XS
SM
MD
LG