Ndërlidhjet

Britani: Marrëveshja për buxhetin e BE-së, e vështirë


David Cameron
David Cameron
Britania e Madhe njoftoi sot se do të jetë e vështirë arritja e një marrëveshje për buxhetin e Bashkimit Evropian, gjatë muajit të ardhshëm.

Kryeministri i Britanisë së Madhe, David Cameron ndodhet nën presion nga institucionet e vendit, të cilat kërkojnë shkurtesa në buxhetin e BE-së pë vitet 2014-2020.

“Do të jetë e vështirë arritja e një marrëveshjeje”, ka thënë sot zëdhënësi i Cameron. “Ekzistojnë pozicionime të ndryshme rreth tavolinës dhe nuk ka dyshim që do të ketë negociata sfiduese”, ka thënë ai.

“Ne po shkojmë drejt negociatave me qëllime të mira. Ne duam që të arrihet një marrëveshje, por nevojitet të jetë një marrëveshje e pranueshme dhe që është në përputhje me interesat e vendit tonë”, ka shtuar zëdhënësi i Cameron, njofton agjencia e lajmeve, Reuters.

Britania ka argumentuar se kufizimi duhet të tregohet edhe në Bruksel, në një kohë kur masat shtrënguese e kanë kapluar gjithë Evropën.
XS
SM
MD
LG