Ndërlidhjet

Clinton kërkon nga Irani nisjen e negociatave për programin bërthamor


Ilustrim

Ilustrim

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton ka përsëritur sërish thirrjet e saj drejtuar Iranit që t’i nisë bisedimet serioze lidhur me programin e tij bërthamor, duke shtuar se një dritare e negociatave nuk do të qëndrojë e hapur pafundësisht.

Duke folur në një konferencë për media në Sarajevë, Clinton tha se shpreson që Teherani së shpejti do t’i fillojë negociatat serioze lidhur me këtë çështje.

Nga ana tjetër, baronesha Catherine Ashton, e cila po e shoqëron sekretaren Clinton gjatë vizitës së saj në Ballkan, tha se planifikon të takohet së shpejti me Saeed Jalili, negociatorin iranian për energji bërthamore.

Disa raunde të bisedimeve ndërmjet fuqive botërore dhe Iranit kanë dështuar në shënimin e progresit në këtë fushë.

Perëndimi dyshon se programi bërthamor i Iranit ka për qëllim zhvillimin e armëve bërthamore. Teherani i mohon këto akuza.
XS
SM
MD
LG