Ndërlidhjet

logo-print

Vritet komediani somalez që tallte muslimanët


Policia gjatë arrestimit të një militanti të Al-Qaedas (23 mars 2012)

Policia gjatë arrestimit të një militanti të Al-Qaedas (23 mars 2012)

Në Somali, policia njofton se një komedian dhe muzikant i njohur vendor, i cili tallej me militantët islamikë të lidhur me Al-Qaedan, është vrarë.

Warsame Shire Awale punonte për radio Kulmiye si producent i departamentit të dramës dhe komedisë.

Sindikata Kombëtare e Gazetarëve Somalezë tha se Awale pranonte në vazhdimësi kërcënime të ndryshme.

Vrasja e tij në Mogadishu vjen pas vrasjes së një reporteri të një radioje tjetër, më herët gjatë kësaj jave.

Edhe një komedian tjetër, Abdi Jeylani Malaq Marshale, ishte vrarë në muajin gusht. Edhe ai punonte në Radio Kulmiye.

Të paktën 17 reporterë janë vrarë vetëm këtë vit në Somali.

Organizata botërore “Reporterët pa Kufij” e ka quajtur vitin 2012 si vitin me më së shumti vrasje në këtë vend, duke kaluar shifrën e vitit 2009, kur u vranë 9 personalitete të mediave.

Ende nuk është realizuar asnjë arrestim lidhur me vrasjet.
XS
SM
MD
LG