Ndërlidhjet

Netanyahu: Një sulm ndaj Iranit është në të mirë të rajonit


Benjamin Netanyahu

Benjamin Netanyahu

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu u tha sot shteteve arabe që një sulm i ushtrisë izraelite ndaj Iranit do të ishte në të mirën e tyre, pasi që do të ndikonte në largimin e kërcënimit dhe lehtësimin e tensioneve në Lindjen e Mesme.

Netanyahu ka kërcënuar disa herë për sulm ndaj programit bërthamor të Iranit dhe ka kërkuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Kombet e Bashkuara që t’i vejnë një limit Teheranit në zhvillimet e mëtejme.

Përmes një interviste të botuar sot në revistën franceze, “Paris Match”, Netanyahu tha se një sulm i tillë nuk do t’i përkeqësonte tensionet rajonale, ashtu siç kanë paralajmëruar shumë kritikë.

“Pesë minuta më vonë, e kundërta e asaj çfarë thonë skeptikët, mendoj se do të ishte një frymë lehtësimi në gjithë rajonin”, ka thënë ndër të tjera, Benjamin Netanyahu.
XS
SM
MD
LG