Ndërlidhjet

Ushtria e Malit ka vrarë 8 civilë


Pjesëtarë të forcave të sigurisë së Malit

Pjesëtarë të forcave të sigurisë së Malit

Ushtria e Malit ka vrarë tetë civilë, pasi qeveria njoftoi se ushtarët e saj kishin shënjestruar persona të armatosur, të cilët dyshohej se kishin plane për ta sulmuar një autobus.

Vrasja e civilëve shënon rastin e dytë që ushtarët e vendit akuzohen për vrasjen e civilëve të paarmatosur, në një kohë kur komuniteti ndërkombëtar po kërkon nga ushtria e Malit që të bëjë përpjekje që ta marrë pjesën veriore të vendit nga duart e radikalëve islamikë.

Qeveria e Malit lëshoi një komunikatë për shtyp, përmes së cilës thotë se trupat qeveritare kanë vrarë 10 burra në afërsi të qytetit Diabaly, dhe se ushtarët u kanë gjetur të vrarëve dy pushkë, bashkë me municion.

Nga ana tjetër, një i afërm i personave të vrarë i ka thënë agjencisë së lajmeve Associated Press se burrat ishin barinj të kafshëve dhe nuk ishin kriminelë.
XS
SM
MD
LG