Ndërlidhjet

Jeta Xharra fituese e çmimit Dr.Erhard Busek


Pamje nga ceremonia e ndarjes së çmimit Dr. Erhard Busek në vitin 2010

Pamje nga ceremonia e ndarjes së çmimit Dr. Erhard Busek në vitin 2010

Organizata pë media e Evropës Juglindore, me bazë në Vjenë (SEEMO), që njëkohësisht është edhe degë e Institutit Ndërkombëtar të Shtypit, ka njoftuar se gazetarja kosovare, Jeta Xharra, është fituesja e sivjeme e çmimit Dr. Erhard Busek, për mirëkuptim më të mirë në Evropën Juglindore.

Juria Ndërkombëtare, e përbërë nga 10 anëtarë, ka vendosur që këtë çmim t’ia ndajë Xharrës, për kontributin e saj të jashtëzakonshëm në procesin e demokratizimit dhe nxitjen e mirëkuptimit në Evropën Juglindore.

Çmimi, i cili parasheh ndarjen edhe të 3000 eurove shpërblim, pritet që të ndahet më 16 nëntor në Vjenë nga Dr. Erhard Busek, president i Institutit për rajonin e Danubit dhe Evropën Qendrore, dhe nga Oliver Vujoviq, sekretar i përgjithshëm i SEEMO-s.

Që nga viti 2005, Xharra është drejtoreshë e “Rrjetit Ballkanik për Gazetari Hulumtuese” (BIRN) në Kosovë, si dhe redaktore dhe prezantuese e emisionit “Jeta në Kosovë”, i cili kombinon gazetarinë hulumtuese me debatin, thuhet mes tjerash në arsyetimin për ndarjen e çmimit. “Ky emision shfaqet një herë në javë në Radio Televizionin Publik të Kosovës dhe ka thyer kufijtë e debatit, duke ftuar autoritetet për llogaridhënie dhe diskutimin e temave tabu për shoqërinë”.

BIRN në Kosovë ka 70 gazetarë e bashkëpunëtorë.
XS
SM
MD
LG