Ndërlidhjet

Obama vizitoi Kryqin e Kuq, thotë se stuhia nuk ka përfunduar


Presidenti amerikan, Barack Obama gjatë vizitës së tij në Kryqin e Kuq në Washington
Presidenti amerikan, Barack Obama gjatë vizitës së tij në Kryqin e Kuq në Washington
Presidenti amerikan, Barack Obama e ka paralajmëruar publikun se stuhia e fuqishme që e goditi Brengun Lindor të SHBA-ve, ende nuk ka përfunduar.

Ai tha se ende ekziston rreziku nga përmbytjet dhe linjat jofunksionale të energjisë elektike.

Presidenti ka paraqitur ngushëllimet dhe lutjet e tij për të gjithë ata që u ndikuan nga stuhia, duke shtuar se “Amerika është me ju”.

Obama tha se u ka treguar zyrtarëve qeveritarë se nuk ka asnjë arsyetim për mos veprim.

Këto komente Obama i bëri gjatë një vizite në zyrën qendrore të Kryqit të Kuq. Ai planifikon të qëndrojë në Uashington deri ditën e nesërme, duke anuluar tri ditë të fushatës, për tu marrë me stuhinë.
XS
SM
MD
LG