Ndërlidhjet

logo-print

Arrestohet i kërkuari për sulmet në Casablanca


Ilustrim

Ilustrim


Një francez që kërkohej për sulmet vetëvrasëse të vitit 2003 në Casablanca, ku mbetën të vrarë 33 njerëz, plus edhe 12 bombardues, është arrestuar në aeroportin e Munich-ut, njoftoi sot policia gjermane.

Autoritetet në Marok kishin lëshuar një urdhër arrest ndërkombëtar për francezin 37 vjeçar, me origjinë marokene, i cili u arrestua përderisa po kalonte nëpër Munich me familjen e tij, thuhet në deklaratën e policisë.

Ai ishte nisur nga Franca, dhe nëpër Munich po kalonte vetëm transit, për të shkuar më vonë në Dubai.

I dyshuari, i cili njihet vetëm me inicialet Fouad C., po mbahet në një qendër paraburgimi përpara se të ekstradohet, njoftojnë policia.

Bombardimet vetëvrasëse të majit të vitit 2003 në qytetin bregdetar të Casablancës ishin më të rëndat që kishte përjetuar ndonjëherë Maroku.

Rreth 45 njerëz u vranë, përfshirë edhe 12 sulmuesit vetëvrasës, ndërsa më shumë se 12 të tjerë ishin palgosur.
XS
SM
MD
LG