Ndërlidhjet

Serbia akuzon 12 persona lidhur me ndeshjen e futbollit


Ilustrim
Ilustrim
Autoritetet serbe kanë paraqitur akuza kundër 12 njerëzve, përfshirë dy lojtarë anglezë, lidhur me një rrahje që ndodhi në fushë të futbollit, gjatë një ndeshje të kategorisë nën 21 vjeç, ndërmjet Serbisë dhe Anglisë.

Ministria e Brendshme tha se akuzat janë ngritur kundër pesë lojtarëve serb dhe një ndihmës trajneri, dy lojtarëve anglezë dhe një ndihmës trajneri, si dhe tre tifozëve, lidhur me përleshjen gjatë ndeshjes që u mbajt më 16 tetor në Krushevc të Serbisë.

Ministria tha se lojtarët dhe trajnerët janë akuzuar për sjellje të dhunshme gjatë një ngjarje publike sportive, ndërsa tifozët janë akuzuar për përdorim të fishekzjarreve.

Ministria nuk i bëri të ditur emrat e të akuzuarve.

Federata Evropiane e Futbollit, UEFA akutalisht është duke kryer hetime për të zbuluar nëse tifozët serbë kanë bërtitur parulla raciste ndaj lojtarëve anglezë me ngjyrë, gjatë kësaj ndeshje, e cila kishte përfunduar me rezultat 1 me 0 në favor të Anglisë.
XS
SM
MD
LG