Ndërlidhjet

Protestat në Libi shtyjnë votimin e Kabinetit


Forcat pro-qeveritare kalojnë nëpër rrugët e Bani Walid

Forcat pro-qeveritare kalojnë nëpër rrugët e Bani Walid

Në Libi, protestuesit ia mësynë Asamblesë Kombëtare, duke i penguar planet për votimin e qeverisë së re.

Incidenti i djeshëm ka ndikuar në shtyrjen e votimit në Kongresin e Përgjithshëm Kombëtar për votimin e kolaicionit të kabinetit të ri, të propozuar nga kryeministri i ri i vendit, Ali Zeidan.

Protestuesit të cilët e ndërprenë seancën raportohet të kenë qenë civilë dhe ish-rebelë, të cilët kishin luftuar kundër regjimit të diktatorit Muamer Gadafit.

Ata thonin se kanë një numër problemesh me disa prej ministrave të nominuar, në mesin e të cilëve ka individë nga partitë liberale dhe islamike, nga rajone të ndryshme të Libisë.

Qeveria e re merr përsipër detyrat për ta stabilizuar Libinë, e cila ende është e ndarë mes milicive rivale dhe fraksioneve të tjera, më shumë se një vit pas rënies së Gadafit.
XS
SM
MD
LG