Ndërlidhjet

logo-print

Stuhia Sandy dëmton bujqësinë në Haiti


Stuhia Sandy, e cila goditi edhe Bregun Lindor të SHBA-ve. Pamje gjatë stuhisë në Nju Xhërsi

Stuhia Sandy, e cila goditi edhe Bregun Lindor të SHBA-ve. Pamje gjatë stuhisë në Nju Xhërsi

Drejtoresha e degës në Haiti e Programit Botëror për Ushqim, Myrta Kaulard, ka folur për pasojat e stuhisë Sandy në kulturat bujqësore të këtij vendi.

“Stuhia është goditja e dytë më e rëndë që ka goditur bujqësinë e Haitit. Goditja e parë ishte nga uragani Isak dhe më herët se ajo stuhi, ka pasur thatësirë. Në vitin 2011 gjithashtu ka pasur thatësira. Kështu që popullatat rurale është duke u përballur me situata shumë të vështira, për shkak se i kanë humbur të gjitha prodhimet e tyre”, ka thënë Kaulard për agjencinë e lajmeve Reauters.

Sipas saj, pothuajse të gjitha llojet e prodhimtarisë janë ndikuar nga stuhia Sandy. Ajo tha se kjo stuhi goditi edhe atë pjesë që ishte ende e paprekur dhe në të cilën fermerët mund të mbështeteshin për një nivel normal të bujqësisë.
XS
SM
MD
LG