Ndërlidhjet

Disney paguan 4 miliard dollarë për Lucasfilm


U.S. -- Walt Disney Animation Studios Logo
U.S. -- Walt Disney Animation Studios Logo
Kompania Walt Disney ka njoftuar se planifikon ta blejë për më shumë se 4 miliard dollarë kompaninë Lucasfilm, prodhuesin e filmave “Star Wars”.

Në njoftim gjithashtu thuhet se një film i ri “Star Wars 7”, pritet të lëshohet në vitin 2015.

George Lucas, krijuesi i “Star Wars” dhe pronari i vetëm i Luacasfilm, tha përmes një deklarate se ka ardhur koha që ai t’ia kalojë “Star Wars” një gjenerate të re të krijuesve të filmit.

Filmi i parë “Star Wars”, me regji të George Lucas, u lëshua në vitin 1977. Që nga atëherë, gjashtë filmat kanë arritur t’i mbledhin më shumë se 4.5 miliard dollarë në mbarë botën.
XS
SM
MD
LG