Ndërlidhjet

logo-print

Partia e Yanukovychit mbetet në pushtet


Presidenti i Ukrainës, Viktor Yanukovych.

Presidenti i Ukrainës, Viktor Yanukovych.

Me 98 për qind të votave të numëruara, Partia e Rajoneve e presidentit të Ukrainës, Viktor Yanukovych, do të mbajë kryesimin në vend.

Ajo do të ketë të paktën 188 ulëse në Parlamentin 450 vendesh.

Partia, si duket, do të kërkojë koalicion me aleatët politikë për të siguruar 226 ulëse – të nevojshme për shumicën e thjeshtë.

Anëtarët e partisë opozitare, të udhëhequr nga liderja e burgosur, Yulia Tymoshenko, kanë akuzuar autoritetet për falsifikim të listave zgjedhore në disa qarqe.

Partia, e cila aktualisht mban vendin e dytë me 104 ulëse, u ka bërë thirrje deputetëve të opozitës të bojkotojnë parlamentin e ri.

Kryeministri i Ukrainës, Mykola Azarov, ka thënë se votimet e 28 tetorit kanë qenë të ndershme, por ato janë kritikuar nga vëzhguesit perëndimorë.
XS
SM
MD
LG