Ndërlidhjet

Sindikatat greke paralajmërojnë grevë 48-orëshe


Athinë - foto arkivi
Athinë - foto arkivi
Dy sindikatat kryesore të Greqisë, të cilat përfaqësojnë punonjësit në administratën shtetërore dhe sektorin privat, kanë ftuar qytetarët në grevë të përgjithshme më 6 dhe 7 nëntor, në shenjë kundërshtimi ndaj masave të kursimit.

“Kërkesa kryesore e sindikatës është që parlamenti të mos miratojë masat e papranueshme dhe shkatërruese që ka imponuar Bashkimi Evropian, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Qendrore Evropiane”, thuhet në deklaratën e sindikatave.

Tre institucionet kanë kërkuar nga Greqia që të bëjë kursime të mëdha në shpenzimet e qeverisë, paga dhe pensione, si kusht për të siguruar këstin e radhës të ndihmës ndërkombëtare.

Greqia po përballet me krizë të rëndë borxhesh.
XS
SM
MD
LG