Ndërlidhjet

Protesta kundër mormonëve në Rusi


Ilustrim

Ilustrim

Një organizatë e të rinjve, e cila mbështet Kremlinin rus, ka bërë thirrje për mbylljen e Kishës Mormone në Moskë.

Lëvizja Garda e Re ka thënë se do të demonstrojë të enjten para Kishës Mormone në kryeqytet, ndërsa protesta të ngjashme do të mbahen edhe në Shën Petersburg, Samara, Novosibirsk dhe qytete të tjera, ku ka misione mormone.

Garda e Re ka mbështetur iniciativën e saj duke thënë se Kisha Mormone, e cila ka selinë kryesore në Shtetet e Bashkuara, është “sekt totalitar”.

Ajo ka kritikuar edhe kandidatin republikan për president të SHBA-së, Mitt Romney, i cili i takon besimit mormon.

Besohet se në Rusi ka rreth 20,000 mormonë.
XS
SM
MD
LG