Ndërlidhjet

Serbia publikon platformën për Kosovën javën e ardhshme


Ilustrim

Ilustrim

Këshilltari i presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikolliq, ka thënë se platforma për Kosovën do të bëhet publike gjatë javës së ardhshme.

Marko Gjuriq i ka bërë këto komente pas takimit të Këshillit Kombëtar për Siguri të Serbisë, i cili sot ka diskutuar platformën për bisedime ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

“Në takim është konfirmuar në masë të madhe uniteti i autoriteteve të shtetit për çështjen e Kosovës”, ka deklaruar Gjuriq.

Ai ka thënë se Kuvendi i Serbisë dhe publiku do të kenë rastin të shprehen për të gjitha parimet, në bazë të të cilave do të vazhdojnë bisedimet.

Kosova dhe Serbia, nga marsi i vitit të kaluar, kanë zhvilluar disa raunde bisedimesh për çështje teknike, por ato janë ndërprerë prejse Serbia ka mbajtur zgjedhjet e përgjithshme në muajin maj.

Bisedimet mes palëve pritet të vazhdojnë së shpejti. Ka gjithnjë e më shumë zëra se ato do të shndërrohen në dialog për çështje politike.
XS
SM
MD
LG