Ndërlidhjet

Lavrov: Perëndimi po përjetëson gjakderdhjen në Siri


Sergei Lavrov
Sergei Lavrov
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë se këmbëngulja e Perëndimit që presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, të japë dorëheqje, përjetëson gjakderdhjen në këtë vend.

Lavrov i ka bërë këto komente pas takimit në Paris me homologun francez, Laurence Fabius.

Ai po ashtu i është përgjigjur pyetjes në lidhje me raportet se Qeveria siriane përdor aeroplanët sovjetikë dhe rusë kundër rebelëve, duke thënë se rajoni i Lindjes së Mesme “ka grumbulluar shumë armatim, përfshirë avionë sovjetikë, amerikanë dhe francezë” dhe se “nuk është e drejtë të pretendohet vetëm për përdorimin e armatimit sovjetik.

Lavrov në Paris është shoqëruar nga ministri rus i Mbrojtjes, Anatoly Serdyukov. Ky i fundit ka kërkuar leje për aeroplanët e Rusisë që të përdorin një bazë ajrore franceze në Djibouti, për shkak të operacioneve kundër piraterisë në bregun lindor të Afrikës.
XS
SM
MD
LG