Ndërlidhjet

logo-print

Krasniqi i kërkon Britanisë ndihmë për njohje


Jakup Krasniqi

Jakup Krasniqi

Gjatë vizitës në Londër, delegacioni parlamentar nga Kosova, i kryesuar nga kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, ka takuar kryetarët e të dy dhomave të Parlamentit britanik dhe dhjetëra deputetë dhe lordë.

Në një tryezë të mbajtur sot, Krasniqi ka kërkuar nga kolegët britanikë të ndihmojnë në zgjerimin e njohjeve ndërkombëtare të Kosovës, të ndikojnë në procesin e integrimit evropian dhe në anëtarësimin e saj në organizmat ndërkombëtarë.

Kryeparlamentari ka kërkuar gjithashtu prej tyre që të inkurajojnë bizneset britanike që të investojnë në Kosovë, duke shpjeguar edhe lehtësitë që ka krijuar Kosova për investime, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Krasniqi ka theksuar gatishmërinë e Kosovës për dialog me Serbinë, duke kërkuar që të ushtrohet ndikim unik i bashkësisë evropiane ndaj Beogradit, për të hequr nga Kosova strukturat e tij, administrative dhe të sigurisë.
XS
SM
MD
LG